SPAK e mbajti në vëzhgim për dy javë para se ta arrestonte/ Ergys

0%

Biznesmeni Ergys Agasi, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepatit në Durrës, do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca për caktimin e masës së sigurisë është planifikuar në orën . Agasi u arrestua pas një operacioni të SPAK, pas rreth tetë muajsh në kërkim dhe dy javësh vëzhgim nga autoritetet.

Bashkë me të u arrestua edhe ish-zyrtari i Policisë, Ulian Shpataraku. Biznesmeni dyshohet për veprat penale “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

Sipas hetimeve të SPAK, Agasi dyshohet se në bashkëpunim me biznesmenin Ermal Beqiri kishte krijuar një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku tenderat me vlera të larta dyshohet se paracaktoheshin në favor të kompanive të lidhura me biznesmenin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Beqiri është arrestuar në Francë, ndërsa për të njëjtën çështje janë nën hetim edhe ish-drejtorja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ish-zëvendësja e saj, biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të Policisë. Si u arrestua Agasi Automjeti me të cilin Agasi udhëtonte së bashku me Shpatarakun u pikas fillimisht në Elbasan.

Pas koordinimit me prokurorët e SPAK, policia ndoqi automjetin dhe bllokoi akset kryesore. Makina, e drejtuar nga Shpataraku, u ndalua në zonën e Plepatit në Durrës, ku u rrethua nga forcat e posaçme operacionale. Gjatë kontrollit, Agasi dhe Shpataraku u gjetën me 4 mijë euro.

Ndërkohë, hetimet përfshijnë edhe sekuestrimin e një automjeti Land Rover Defender, i cili ishte bllokuar më herët në garazhin e një vile në Equos Resort. Sipas dosjes hetimore, një prej dyshimeve ndaj grupit lidhet edhe me përdorimin e kërcënimeve dhe rrëmbimeve ndaj rivalëve në biznes, me qëllim tërheqjen e tyre nga tenderat.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë. Nesër, GJKKO pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Burimi: Bota Sot