Paraburgim për 81 vjeçarin që dyshohet për ngulfatjen e gruas së tij

0%

30 ditë paraburgim i është caktuar si masë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, 81 vjeçarit që po dyshohet se ngulfati gruan e tij. Avokati Xheladin Osmani, që tashmë po përfaqëson në këtë fazë të dyshuarin B. D., ka thënë për KALLXO.com se gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë”- tha avokati Osmani. Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, më , ka njoftuar se ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë, më , rreth orës pas mesnatës.

Sipas njoftimit, pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Të dhënat e prokurorisë thonë se bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D., ishte ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”. 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 80vjeçare, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndersa sipas evidencave të Policisë, çifti nuk kishte pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara.

Në momentin e incidentit, sipas Policisë, çifti, bashkëshortja 80-vjeçare dhe bashkëshorti 81-vjeçar, kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre. Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit.

Burimi: Kallxo