Disa orë para sfidës historike, konfirmohet mungesa për Egnatian

0%

“Ultras Egnatia” nuk do të jenë sot në Norvegji. Tifogrupi që mbështet kampionët e Shqipërisë ka konfirmuar mungesën përmes një postimi në rrjetet sociale. Rrogozhinasit do të përballen me Lilestrom prej orës . Sfida e kthimit vlen për finalen e “play off” në Ligën e Europës.

POSTIMI I ULTRAS EGNATIA: “Sonte është një tjetër natë e madhe për Egnatian Një natë që na kujton edhe një herë se sa larg ka arritur ky klub. Me keqardhje këtë herë UE16 nuk arritëm ta realizojmë transfertën e fundit për ne Norvegji por po përgatitemi për ndeshjet që na presin në Europë.

Kemi udhëtuar mijëra kilometra pas ekipit Moldavi, Slloveni dhe çdo vend ku ngjyrat tona kanë pasur nevojë të valëviten. Dy transferta të realizuara për klubin tonë, dy udhëtime që do të mbeten në historinë tonë. Sonte zemra jonë është aty. Me ekipin me lojtarët me çdo njeri që mban këtë stemë në zemër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot