71-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, 61 vjeçe, gjatë një konflikti në banesë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi S. M. ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, shtetasen E. M. 61-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
Bota Sot