Një nxënëse nga Prizreni ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale në rrugën “Ekrem Rexha” dhe, së bashku me prindin e saj, e ka dorëzuar në polici. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur kuleta e humbur është dorëzuar në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.
Kuletën e kishte gjetur nxënësja e Shkollës së Ekonomisë, O.T., e lindur në vitin 2011. Ajo, së bashku me prindin e saj, e ka sjellë menjëherë në stacionin policor, ku e ka dorëzuar kuletën që përmbante para dhe dokumente personale. Policia, përmes dokumenteve identifikuese që ndodheshin në kuletë, ka arritur ta kontaktojë pronarin.
Pronari më pas është paraqitur në stacionin policor, ku ka marrë kuletën e tij dhe ka shprehur falënderimin për aktin e ndershëm të nxënëses, si dhe për angazhimin e Policisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
