Kristjan Asllani do ta vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Interi ka arritur marrëveshje me Al Jaziran për transferimin e mesfushorit shqiptar. Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Asllani do t’i bashkohet klubit nga Abu Dhabi fillimisht në formë huazimi për 2 milionë euro, me detyrim blerjeje prej 4.5 milionë eurosh në fund të sezonit.
Nëse aktivizohet detyrimi i blerjes, Interi pritet të arkëtojë gjithsej 6.5 milionë euro nga largimi i mesfushorit 24-vjeçar. Asllani iu bashkua Interit nga Empoli në vitin 2022, por gjatë katër sezoneve në Milano nuk arriti të sigurojë një rol të rregullt në formacion.
Në sezonin e fundit, shqiptari ishte i huazuar te Besiktasi, ku regjistroi 2 gola dhe 2 asistime në 14 paraqitje në kampionatin turk, ndërsa pati edhe tri paraqitje në Kupën e Turqisë. Tashmë, marrëveshja mes Interit, Al Jaziras dhe lojtarit është arritur dhe pritet vetëm përfundimi i procedurave për zyrtarizimin e transferimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
