Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për arrestimin e Ergys Agasit, duke bërë një sërë akuzash të lidhur me rolin dhe ndikimin që Agasi ka pasur pranë qeverisë.
Në një deklaratë publike, Berisha e cilësoi Agasin si “koordinatorin e Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës”, duke pretenduar se ai kishte një rol të rëndësishëm në kontrollin e të dhënave dhe institucioneve shtetërore.
Sipas Berishës, përmes lidhjeve me drejtues të institucioneve, Agasi kishte akses dhe ndikim mbi të dhënat e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, Agasi kishte nje zyre ku hynin e dilnin zyrtare te larte dhe ser ata regjistroheshin me ze dhe figurë.
“Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës një zyrë studio apo ta quajmë ctë doni me e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë. Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime me figure dhe me zë. Ky ishte manjak. Mirëpo regjistrimet e tij duhet ta dinë shqiptarët herë herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara në mes të Tiranës.
Në atë zyrë janë paraqitur ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, deputetë e deputete. Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë etj. Pra zyra e Agasit në bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve. Videot i disponon drejtësia.
Ata po fshijnë minsitrat dhe deputetet, por ju garantoj se hetimi nuk do ndalet“, tha Berisha. Pjese nga deklarata e Berishes Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës.
Njeriu që nëpërmjet AKSHI-t të Lindave, Lindës së Surrelit apo patronizhtës së AKSHI-t dhe Lindës drejtoreshë ai kontrolloi cdo të dhënë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri.
Ergys Agasi ishte dhe është personi që sipas pohimeve verbale ndryshonte, emëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHIK, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë.
Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit të këtij mafiozi mbi SHISH nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e Ramës dhe Vucic len dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Ergys Agasi ka pasur de facto si arkitekt Edi Ramën për vilën e tij të ndërtuar në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës.
I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij deri në detaje, në aredimin e vilës së supermafiozit Ergys Agasi. Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës një zyrë studio apo ta quajmë ctë doni me e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë. Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime me figure dhe me zë. Ky ishte manjak.
Mirëpo regjistrimet e tij duhet ta dinë shqiptarët herë herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara në mes të Tiranës. Në atë zyrë janë paraqitur ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, deputetë e deputete. Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë etj. Pra zyra e Agasit në bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve.
Videot i disponon drejtësia. Ata po fshijnë minsitrat dhe deputetet, por ju garantoj se hetimi nuk do ndalet”.
