Sfidon Lillestrom me 3 lojtarët e momentit

0%

Egnatia është gati për të përmbyllur në mënyrë spektakolare fazën eliminatore të Kupave të Europës (minimalisht ka siguruar fazën e grupeve në Conference League), ndërsa sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Lillestrom, Play-Off i Europa League. Ndeshja e parë në “Egnatia Arena” u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka do të vendoset gjithçka në “Arasen Stadion” të Norvegjisë, duke nisur prej orës .

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë para sfidës, klubi rrogozhinas ka postuar në rrjetet sociale banerin e ndeshjes, teksa shfaqen 3 lojtarët e momentit. Fjala është për kapitenin e Egnatias, Albano Aleksi, i cili tregoi kundër Shamrock në fitoren 5:1 se është “motor” në mesfushë. Në poster gjendet edhe Ildi Gruda.

Sulmuesi lezhjan po përjeton fromë të jashtëzakonshme, gol dhe asist ndaj Shamrock, gati për të treguar sërish versionin më të mirë. Treshes nuk kishte se si t’i mungonte mbrojtësi Eljon Sota. Eurogoli kundër Tiranës (Superiore) e ka “karikuar” fierakun, jo vetëm “mur” në prapavijë, por edhe “nuhatës” goli..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot