Chelsea pritet të marrë një vendim për transferimin e portierit argjentinas, Emiliano Martinez, teksa gjithçka mund të varet nga një largim i mundshëm në repartin e portierëve. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit dhe trajneri Xabi Alonso po zhvillojnë diskutime të brendshme për të vlerësuar mundësinë e transferimit të Martinezit, përpara mbylljes së merkatos.
Portieri argjentinas, ndërkohë, ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Chelsea dhe është i gatshëm të bashkohet me londinezët. Vendimi përfundimtar pritet të merret përpara fundit të merkatos.
