Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e djeshëm të Qeverisë Kurti për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”. Bajrami ka deklaruar se, ndonëse Kosova ka themeluar ndërmarrje për ruajtjen e energjisë, vendi ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike që nga themelimi i saj.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria Kurti e ka sjellë edhe në sektorin e energjisë “qerren para kalit”. Postimi i plotë: Qerrja para kalit, kësaj radhe në energji Më , Qeveria e themeloi Ndërmarrjen Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”, me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen energjisë.
Prej asaj kohe, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike: 2024: 142 milionë euro, 2025: 259 milionë euro, Janar-Gusht 2026: 137 milionë euro, Pra, ndërmarrja për ruajtjen e energjisë u themelua, por kapacitete për ruajtjen e energjisë ende nuk kemi. Ndërkohë, importi po vazhdon e qindra miliona euro po dalin jashtë vendit.
E mbrëmë, në një mbledhje elektronike të mbajtur natën, Qeveria në detyrë e pa urgjente të marrë vendim për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje. Pra, kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktua, e importi ka arritur në 538 milionë euro. Albin Kurti na ka folur shpesh për “qerren para kalit”.
Ja fenomeni i qeverisje së tij i qerres para kalit: ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t’i menaxhonin. Prokuroria duhet seriozisht të merret me ”mafinë energjetike”, i shterri xhepat e një populli. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
