Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) po shqyrton sot çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të dorëzuara në fund të vitit 2022, si dhe kërkesat e tyre për tërheqjen e këtyre dorëheqjeve. Mbledhja e KGJK-së ka nisur në orën , ndërsa kjo çështje është përfshirë në rendin e ditës pas disa përpjekjeve të mëparshme që kishin dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Në mbledhjen e sotme, KGJK-ja ka zgjedhur edhe gjyqtaren Afërdita Bytyqi në pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit, me gjashtë vota, ndërsa kandidati tjetër, gjyqtari Artan Abazi, mori pesë vota. Pas kësaj, pritet shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes dhe njoftimeve të gjyqtarëve serbë për tërheqjen e dorëheqjeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
