Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po përballet me një humbje familjare. Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë tezja e tij, një person me rëndësi të veçantë në jetën e tij. Blero ka ndarë një fotografi të përbashkët me të dhe, përmes një mesazhi prekës, ka treguar se lidhja e tyre ishte shumë e ngushtë.
Foto: Instagram Për këngëtarin, ajo kishte qenë një figurë e afërt me rolin e një nëne të dytë. “Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë”, u shpreh ai. Tutje tha: “Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”.
Fjalët e tij pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e një njeriu që kishte një vend të pazëvendësueshëm për të.
