Fatmir Sheholli del para gjykatës më 7 shtator – caktohet shqyrtimi

0%

Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit do të mbahet më 7 shtator, në orën , kështu bëjnë të ditur burimet e Sinjalit. Sheholli po përballet me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale, për veprat penale spiunazh dhe shantazh.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), ndërsa në një rast tjetër akuzohet për shantazh ndaj një biznesmeni. Në aktakuzë pretendohet se Sheholli, nga një periudhë e pacaktuar deri më , ka vepruar si person i rekrutuar nga BIA dhe sipas udhëzimeve të zyrtarit të këtij shërbimi, Bojan Dimiç.

Prokuroria pretendon se gjatë kësaj periudhe ai ka mbledhur dhe përcjellë informacione e dokumente lidhur me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve në Kosovë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com