Sfidat me mbeturina: Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së enjte do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit. Nga ora , Rama do të zhvillojë bisedime me kryetarët e komunave të Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Sipas njoftimit, takimi do të mbahet lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.

Burimi: Bota Sot