Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se nuk beson se Udhëheqësi Suprem i Iranit ka vdekur. “Unë nuk mendoj se ai ka vdekur. Ai u plagos shumë rëndë. Ana e majtë e trupit të tij, krahu, këmba, e gjithë pjesa. Ai u plagos shumë rëndë. Por nuk mendoj se ka vdekur”, tha Trump në programin e Glenn Beck.
Gjatë intervistës, Trump foli edhe për një sërë çështjesh të tjera, përfshirë vizitën e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë. Presidenti amerikan e cilësoi udhëtimin e Ratcliffe si një vizitë rutinë, por la të hapur mundësinë që nga takimet me zyrtarët e inteligjencës ruse të ketë dalë diçka konkrete.
“Ne duam që lufta në Ukrainë të mbarojë”, theksoi Trump, duke argumentuar se vizita e shumëdiskutuar e Ratcliffe nuk kishte lidhje me Iranin apo me kërcënimet ruse ndaj NATO-s. Duke iu referuar luftës tregtare me Kanadanë, presidenti republikan deklaroi: “Është koha t’i japim Kanadasë një mësim se ata nuk mund ta mbajnë këtë qëndrim” me tregtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
