Punimet në rrugën Shtedim–Podi i Jakupit po avancojnë

0%

Punimet për rehabilitimin e rrugës Shtedim–Podi i Jakupit në Pejë po avancojnë, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në këtë projekt po investohen 560 mijë e 700 euro. Sipas njoftimit të ministrisë, projekti përfshin një segment rrugor me gjatësi prej 3.22 kilometrash dhe po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe krijimi i kushteve më të mira dhe më të sigurta për banorët e kësaj zone. Ministria ka bërë të ditur se, së bashku me dy segmente të tjera, investimi përfshin gjithsej 10.1 kilometra rrugë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milion euro.

Punimet, sipas ministrisë, do të vazhdojnë në terren në bashkëpunim me institucionet dhe akterët e tjerë, me synim realizimin sa më të mirë të projekteve infrastrukturore në këtë zonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot