Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të publikuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësira të pakta dhe kalimtare pritet të shfaqen vetëm në relievet e larta malore në lindje të vendit, pa sjellë ndryshime të rëndësishme në kushtet e motit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era do të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.
