Edhe sot PDK-ja para Qeverisë, protestës i bashkohen asamblistë e

0%

Deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po zhvillojnë aksionin e bllokimit të hyrjes së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, këtë të enjte u janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të PDK-së nga komunat e Shtimes dhe Fushë Kosovës.

Protesta e deputetëve të PDK-së po vazhdon tash e disa ditë para objektit të Qeverisë, me kërkesën për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja të vendit. Me këtë aksion, PDK-ja po kundërshton mosvazhdimin e seancës konstituive, duke kërkuar që Kuvendi të nisë punën dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Edhe Aleanca ka kundërshtuar vazhdimisht mosvazhdimin e seancës konstituive, duke kërkuar që Kuvendi të funksionalizohet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com