Donald Trump ka sugjeruar që SHBA-të mund të vendosin tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Duke shkruar në Truth Social – mes pasigurisë nëse rruga ujore është realisht e hapur – udhëheqësi amerikan tha se nuk do të ketë “ASNJË TARIFË” në ngushticë gjatë ose pas armëpushimit.
“NUK DO TË KETË TARIFA ME PAGESË në Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë gjatë Periudhës së Armëpushimit, dhe NUK DO TË KETË TARIFA ME PAGESË pas skadimit të periudhës 60-ditore, përveç nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse marrëveshja nuk përfundohet, për shërbimet e ofruara si Engjëll Mbrojtës për vendet e Lindjes së Mesme për qëllime të rimbursimit të kostove si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen dhe në të ardhmen.
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!!! President DJ!”, shkroi Trump. Ndryshe, Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, vendi po ofron një mjedis “diskret dhe të besueshëm” në Burgenstock për bisedimet mbi zbatimin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani.
“Diplomatë nga vende të ndryshme që ndodhen aktualisht aty po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur dialogun”, tha ministria zvicerane. “Për arsye konfidencialiteti, nuk mund të jepen informacione të mëtejshme lidhur me të pranishmit ose diskutimet”, shtoi ministria.
