Zgjerohet lista, ja 5 lojtarët që Mourinho nuk i “duron” dot

0%

Pas zyrtarizimit të Marc Cucurella në krahun e majtë të mbrojtjes, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit largimin e tre lojtarëve të tjerë në këtë pozicion. Mes tyre edhe Alvaro Carreras, për të cilin klubi madrilen pagoi 50 milionë euro verën e kaluar te Benfica. Dy emrat e tjerë janë Ferland Mendy dhe Fran Garcia, të cilët nuk përbëjnë ndonjë surprizë të madhe.

Dy emrat e tjerë janë në mesfushë, Eduardo Camavinga dhe Franco Mastantuono. Për të dy lojtarët, Mourinho ka kërkuar shitjen e menjëhershme, edhe pse për talentin argjentinas u paguan 60 milionë euro verën e kaluar te River Plate. Një vendim surprizues mund të quhet disi ai për Gonzalo Garcia.

Mourinho ka vendosur të mbajë në ekip Gonzalo Garcia, i cili bashkë me Endrick do të jenë dyshja e dytë sulmuese pas titullarëve, Mbappe-Vinicius Junior.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot