Fenerbahce pas 17 vitesh në Ligën e Kampionëve, Vedat Muriqi me gol

0%

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi fitoi 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit dhe, falë kësaj, kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3. Një meritë të veçantë në këtë sukses pati edhe Vedat Muriqi, i cili e zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t.

Sulmuesi kosovar reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1. 🚨 Vedat Muriqi opens scoring ! 🇫🇷 Lyon 0-1 Fenerbahçe 🇹🇷 pic.twitter.com/ih5K5psvis — Goals Xtra (@GoalsXtra) August 26, 2026 Fenerbahçe e dyfishoi epërsinë vetëm katër minuta më vonë.

Mason Greenwood ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë dhe me kokë shënoi për 0-2. 🚨 Archiw Brown Agg: 1-3 🇫🇷 Lyon 0-2 Fenerbahçe 🇹🇷 pic.twitter.com/g8JvR7Ek9C — Goals Xtra (@GoalsXtra) August 26, 2026 Lyon reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të ngushtojë epërsinë me Malick Fofana, i cili shënoi në minutën e 61-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendasit menduan se kishin barazuar pak më vonë, por goli i tyre u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Në minutën e 80-të, Muriqi u zëvendësua nga Romelu Lukaku, duke lënë fushën pas një tjetër paraqitjeje të rëndësishme për Fenerbahçen.

Ait olduğumuz yerde Şampiyonlar Ligi’ndeyiz! #UCL pic.twitter.com/M8Kbubk9eZ — Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) August 26, 2026 Në fund, skuadra turke e ruajti rezultatin dhe siguroi një sukses të madh, pasi Fenerbahçe është pjesë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, pas 17 vitesh.

Burimi: Telegrafi