Boksierja Donjeta Sadiku siguron finalen, pritet të ndeshet me

0%

Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Sadiku ka mundur në gjysmëfinale greken Sofia Legaki bindshëm 5:0. “Sadiku siguron të paktën medaljen e argjendtë dhe nesër lufton në finale me serben Kristina Kuluhova.” – njofton KOK, më .

Me këtë rast, bokseren Sadiku, trajneren e saj, Marjola Sallauka dhe Federatën e Boksit e kanë uruar nga Komiteti. “Urime Donjeta, trajnerja Sallauka, Federata e Boksit dhe suksese në finale.” – kanë shtuar nga KOK. Lojërat e ardhshme mesdhetare do të mbahen në Kosovë, saktësisht në Prishtinë në vitin 2030.

Burimi: Kallxo