Flick i drejtpërdrejtë: Më jepni lojtarët më të mirë…

0%

Në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Athletic Bilbao, Hansi Flick dha një përgjigje të prerë në lidhje me situatën e Julian Alvarez. Po ashtu trajneri gjerman nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve pas takimit të djeshëm kokë më kokë me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco. “Presidenti dha një mesazh të qartë dje. Dhe unë dhe Deco jemi plotësisht dakord me të.

Nuk dua të flas për Julian Alvarez. Jam i shqetësuar vetëm për situatën e klubit. Kemi bërë disa transferime shumë të mira në këtë afat kalimtar dhe objektivi ynë është i qartë, por klubi duhet të mendojë edhe për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen. Sigurisht, si trajner, do të thoja: ‘Më jepni lojtarët më të mirë që mund të merrni dhe më shumë’, por mund të funksionojë ose jo.

Kam besim të plotë në cilësinë që kemi në skuadër tani. Sigurisht, duhet të menaxhojmë situatat dhe ndoshta të gjejmë zgjidhje për disa ndeshje, por cilësia që kemi është e jashtëzakonshme. Drejtuesit e klubit dhe Deco po bëjnë një punë të shkëlqyer sepse ata po shohin edhe drejt së ardhmes për tre, katër ose pesë vitet e ardhshme”, tha Flick.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot