I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, ka qëndruar në Zagreb ku ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Sorensen ka thënë se me Plenkoviq ka shkëmbyer pikëpamje lidhur me zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi. “Është mirë të jesh në Zagreb.
Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me kryeministrin Andrej Plenkoviq”, ka shkruar Sørensen. Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Kroacisë ndaj Dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për angazhimin e Zagrebit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe përkushtimin e saj për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai. Takimi mes Sorensenit dhe Plenkoviqit u zhvillua në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, e cila u mbajt në Zagreb më 25 dhe 26 gusht.
Sipas Qeverisë së Kroacisë, Plenkoviq dhe Sorensen diskutuan për situatën aktuale dhe përpjekjet e fundit në kuadër të dialogut, të cilin kryeministri kroat e cilësoi si të rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Plenkoviq tha se Kroacia mbështet dialogun nën ndërmjetësimin e BE-së si rrugën më të mirë drejt normalizimit.
Good to be in Zagreb 🇭🇷 A real pleasure to address Croatia’s Ambassadors Conference and exchange views with PM @AndrejPlenkovic . Grateful for Croatia’s strong support for the Dialogue and its commitment to advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/fyiozDMqlq — EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) August 26, 2026
