Tomë Gashi ‘shpërthen’ pas aktakuzës ndaj Shehollit: Edhe Komandanta

0%

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). Gashi, duke iu referuar disa fotografive që kanë qarkulluar së fundmi dhe ku shihen persona të ndryshëm me Shehollin në të kaluarën, ka ngritur pikëpyetje për lidhjet e tyre.

“Fotot po dëshmojnë! Qysh bre qysh! Edhe Komandanta edhe Dosta me Shpiunat e Serbisë!”, ka shkruar Gashi, transmeton “Bota sot”. Reagimi i tij vjen në një kohë kur çështja e dyshimeve për bashkëpunim me strukturat serbe është rikthyer në vëmendje pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Shehollit.

Fotografitë e publikuara janë përdorur nga Gashi si referencë për të ngritur pyetje mbi takimet dhe raportet e personave që shfaqen në to me Shehollin, ndërsa pretendimet për përfshirje apo bashkëpunim duhet të vlerësohen në kuadër të procedurave dhe provave të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot