Donjeta Sadiku do të luftojë për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi ka siguruar finalen në kategorinë deri në 60 kilogramë. Boksierja kosovare ka zhvilluar një rrugëtim të shkëlqyer deri në finale dhe tash e pret sfida më e rëndësishme e turneut. Përballë saj do të jetë Kristina Kuluhova, boksierja që përfaqëson Serbinë, por që ka prejardhje ruse.
Kuluhova është një kundërshtare me përvojë në arenën ndërkombëtare dhe ka garuar edhe në kategori më të larta të peshës. Ajo ka qenë finaliste e Kampionatit Evropian U23 dhe është përballur me disa prej boksiereve të njohura evropiane. Megjithatë, Donjeta Sadiku hyn në finale me një karrierë të pasur ndërkombëtare dhe me përvojë në garat më të mëdha.
Ajo ka fituar medalje në kampionate evropiane dhe botërore, ndërsa tani synon ta shtojë koleksionin e saj edhe me arin e Lojërave Mesdhetare. Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë Sadiku e siguroi finalen pas një paraqitjeje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti greken Sofia Legaki me rezultat 5:0.
Kosovarja ishte dominuese sidomos në dy raundet e para, ndërsa kundërshtarja u numërua nga gjyqtari në të dyja. Në çerekfinale, Donjeta kishte triumfuar ndaj turkes Esmanur Lok me rezultat 4:1. Tash, të gjitha sytë janë te finalja. Donjeta Sadiku do të kërkojë medaljen e artë për Kosovën, në një duel që sjell përballë saj një boksiere ruse me flamurin e Serbisë.
