Thirret protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave: Femicidi të

0%

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Protesta do të mbahet në orën , pas dy rasteve të vrasjes së grave të raportuara gjatë kësaj jave në Kosovë.

Në thirrjen e tyre, organizatorët e cilësojnë femicidin si kulminacion të dhunës sistematike ndaj grave dhe kundërshtojnë trajtimin e rasteve si incidente të izoluara. “Këto dy jetë që u morën prej dorës së burrave e përplasën kobshëm fatin kolektiv që i përcaktohet vajzave e grave në një rend patriarkal”, thuhet në deklaratën e Kolektivit.

Organizatorët kërkojnë që siguria e grave të trajtohet si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç i sigurisë publike. Në mesin e kërkesave të protestuesve është edhe përgjegjësia institucionale dhe funksionalizimi i zinxhirit institucional për parandalimin e femicidit, përfshirë qendrat për punë sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kolektivi kërkon gjithashtu financim më të mirë të politikave sociale që synojnë zbutjen e pabarazive gjinore dhe që gratë të mos mbeten të varura ekonomikisht nga situatat e dhunshme.

Një tjetër kërkesë është kodifikimi i femicidit si vepër e veçantë penale, si dhe përfshirja e edukimit gjithëpërfshirës në sistemin arsimor për të trajtuar maskulinitetin toksik dhe për të promovuar barazinë gjinore.

“Ne protestojmë të premten e organizohemi çdo ditë kundër patriarkalitetit që po na dhunon çdo ditë e po ua zhvleftëson dhe merr jetën shumë prej nesh”, thuhet në thirrjen për protestë. Kolektivi ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të kërkojnë drejtësi për gratë e vrara.

Burimi: Telegrafi