Eklipsi i pjesshëm i Hënës të premten, ja në çfarë ore mund ta shohim

0%

Një eklips i pjesshëm i Hënës do të jetë i dukshëm nga Prishtina në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, më 28 gusht. Sipas të dhënave të Time and Date, eklipsi do të nisë në Prishtinë në , ndërsa momenti më i madh i eklipsit që mund të shihet nga Prishtina do të jetë në .

Në atë moment, Hëna do të jetë shumë pranë horizontit, në drejtim të perëndim-jugperëndimit, ndaj për ta parë më mirë rekomandohet një vend i ngritur dhe me pamje të hapur në atë drejtim. Hëna do të perëndojë rreth , ndërsa kulmi i vërtetë i eklipsit do të ndodhë pak më vonë, në , kur Hëna në Prishtinë tashmë do të jetë nën horizont dhe nuk do të mund të shihet.

Në kulmin e eklipsit, më shumë se 90% e diskut hënor do të jetë i zhytur në hijen e Tokës, duke i dhënë Hënës ngjyrë të kuqërremtë. Për dallim nga eklipsi diellor, eklipsi i Hënës mund të vëzhgohet me sy të lirë, pa pasur nevojë për pajisje mbrojtëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eklipsi hënor i 28 gushtit do të jetë ngjarja e dytë e madhe astronomike e muajit, duke përmbyllur një nga periudhat më interesante të gushtit për vëzhguesit e qiellit.

Burimi: Telegrafi