Como do të luajë në stadiumin e saj ndeshjet si skuadër pritëse!

0%

Como do të luajë në stadiumin e saj ndeshjet si skuadër pritëse! Kryetari i Bashkisë së Comos, Alessandro Rapinese, njoftoi zyrtarisht se Como do t’i luajë ndeshjet si pritës në Ligën e Kampionëve në stadiumin e saj.

Ai publikoi një video në profilin e tij në Instagram, pas një mbledhjeje të Komisionit Mbikëqyrës Provincial, i cili konfirmoi se stadiumi është plotësisht i përshtatshëm për turneun kryesor kontinental. Drita jeshile përfundimtare – që konsiderohet më tepër si një formalitet – pritet të jepet nesër, kur inspektorët e UEFA-s të vizitojnë impiantin dhe të japin miratimin e tyre.

Burimi: Bota Sot