Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, kanë shkuar në takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi pritet të zhvillohet duke filluar nga ora , ndërsa në fokus raportohet se është çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Pas nisjes së takimit, Abdixhiku nuk është prononcuar për mediat dhe nuk ka dhënë detaje lidhur me emrin që mund të propozohet për president. Në anën tjetër, ish-presidentja Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët, ka thënë shkurt se do të flasin pas përfundimit të takimit.
Takimi vjen në një kohë kur partitë politike po zhvillojnë diskutime për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit dhe për të shmangur një ngërç të mëtejshëm politik.
