10 milionë euro për ndërtimin e urës në Veternik – Bashkëfinancim i

0%

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do ta bashkëfinancojnë ndërtimin e urës në Veternik mbi rrugën “A” në vlerë 10 milionë euro. Sipas dosjes së tenderit, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit e kanë përcaktuar se sa buxhet do të ndajnë për ndërtimin e urës deri në vitin 2029.

Të dhënat tregojnë se në vitin aktual, Komuna e Prishtinës do t’i ofrojë 1 milionë euro, kurse Ministria e Mjedisit 2 milionë euro. Në vitin 2027, Komuna e Prishtinës do t’i ofrojë 1 milionë euro, kurse Ministria e Mjedisit 500 mijë euro më shumë. Në vitin 2028, Komuna e Prishtinës planifikon t’i ndajë 2 milionë euro, kurse Ministria 1 milion e 500 mijë euro.

Dhe në vitin 2029, Komunës së Prishtinës do t’i duhen 1 milionë euro t’ia kushtojë këtij projekti. Tenderi me titull “Ndërtimi i urës (Mbikalimi dhe Nënkalimi pë vetura dhe automjete) në Veternik mbi rrugën “A” – Bashkëfinancim me MMPHI-në” është hapur më , kurse data në ora është afati i fundit për dorëzim të tenderit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përshkrimi teknik i tenderit Në dosjen e tenderit është përshkruar plani për ndërtimin e urës në Veternik mbi rrugën “A”. Sipas dosjes, në Veternik ka një nyje të projektuar si një nyje shumëfunksionale me rrethrrotullim, rampa lidhëse dhe nënkalim, e cila mundëson shpërndarjen efikase të trafikut ndërmjet rrugës “A”, lagjes ‘Kalabria’ dhe rrjetit ekzistues urban të Veternikut.

“Elementi kryesor i nyjës është rrethrrotullimi, i cili organizon lëvizjen e automjeteve në të gjitha drejtimet dhe minimizon konfliktet e trafikut. rruga “A” kalon nëpërmjet nënkalimit, duke ruajtur vazhdimësinë e qarkullimit në aksin kryesor pa ndërprerje nga trafiku lokal.

Lidhja ndërmjet rrugës “A” dhe lagjes ‘Kalabria’ realizohet përmes rampave hyrëse dhe dalëse, të cilat sigurojnë qasje të drejtpërdrejtë dhe të sigurt në të dy drejtimet e lëvizjes.” – thuhet në dosjen e tenderit.

Në dosje është shtuar se nyja në Veternik përfshin rampat që lidhin zonën e Veternikut dhe zonën e Spitalit me rrugën “A”, duke garantuar funksionalitet të plotë të sistemit rrugor. Në projekt janë paraparë trotuare në të dy anët e rrugëve, të pajisura me shirita taktilë orientues për personat me dëmtime në shikim, duke përmbushur standardet bashkëkohore të aksesueshmërisë.

“Organizimi i korsive dhe elementeve të sinjalizimit është konceptuar për të siguruar rrjedhshmëri të trafikut, siguri të lartë për automjetet dhe këmbësorët, si dhe integrim funksional të nyjës me infrastrukturën ekzistuese.” – shpjegohet në dosje të tenderit.

Përmes konfigurimit të nyjës në Veternik synohet që të ketë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet rrugës “A” dhe lagjes ‘Kalabria’, lidhje funksionale të Veternikut me rrjetin primar rrugor, qasje efikase drejt kompleksit spitalor. “Eliminimin e konflikteve të trafikut në aksin kryesor përmes nënkalimit, rritjen e kapacitetit, sigurisë dhe nivelit të shërbimit të rrjetit rrugor në këtë zonë.

Ky konfigurim përmirëson ndjeshëm lidhshmërinë e pjesës jugore të qytetit me rrugën “A”, duke reduktuar kohën e udhëtimit, rritur sigurinë në komunikacion dhe krijuar kushte për zhvillimin urban të zonave përreth Veternikut dhe ‘Kalabrisë’.

Mbështetet në elementet e paraqitura në situacion, ku identifikohen rreth rrotullimi, nënkalimi i rrugës “A”, rampat lidhëse të ‘Kalabrisë’, rampat e Veternikut dhe lidhja me zonën e Spitalit.” – thuhet në dosje. Për detaje tjera të tenderit mund të lexoni në këtë LINK .

Në anën tjetër, më , kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje të fazës finale të asfaltimit të rrugës “A”. Ndërsa, më , kryetari Rama, e kishte publikuar projektin e rrugës “Xhim Xhema”, e njohur si rruga “A”, duke thënë se rruga mund të vonohet, por do të realizohet. Në videon e publikuar nga Rama, shihej plani se si pritej të duket kjo rrugë.

Postimi i Ramës erdhi pasi Gjykata Komerciale më , pezulloi punimet për këtë rrugë në kryeqytet. “Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin.Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.

Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit” – kishte shkruar kryetari Rama në profilin e tij në Facebook. Një ditë më pas, më , banorë të lagjes Kalabria protestuan kundër pezullimit të punimeve në rrugën ‘Xhim Xhema’.

Me pankarta me mbishkrimet “Rruga A, qasje e re e lagjes në qytet!”, “Mos pengoni zhvillimin e qytetit”, “Rruga është zhvillimi” banorët kishin shprehur kundërshtimin e tyre për pezullimin e punimeve në këtë rrugë.

Burimi: Kallxo