Klubi i Superligës njofton largimin e trajnerit

0%

Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i ekipit të Ballkanit. Tekniku 44-vjeçar dhe klubi i Superligës së Kosovës kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre pas 10 muajsh. Është vetë klubi nga Theranda që ka njoftuar largimin e “timonierit” me origjinë nga Spliti i Kroacisë. Në postimin e Ballkanit, theksohet se ky largim ka ardhur për arsye personale. NJOFTIMI: Faleminderit, Mislav Karoglan!

FC Ballkani njofton se Mislav Karoglan, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës. E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub. Gjithashtu, i urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës.

Mirupafshim dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot