Flick: Barcelona mund të mos blejë sulmues tjetër nëse s`vjen Alvarez

0%

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lënë të kuptohet se klubi katalanas mund ta mbyllë afatin kalimtar të verës pa transferuar një sulmues të ri, nëse nuk arrin marrëveshje për Julian Alvarez e Atletico Madrid. Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin argjentinas, por Atletico Madrid deri më tani ka refuzuar ta shesë njëzet e gjashtë vjeçarin.

Flick nuk ka dashur të flasë drejtpërdrejt për Alvarez, duke theksuar se ka besim të madh te skuadra që ka aktualisht në dispozicion. “Nuk dua të flas për Julianin. Dua të flas vetëm për situatën e klubit. Kemi bërë transferime shumë të mira në këtë afat kalimtar”, ka thënë Flick. “Qëllimi ynë është i qartë, por klubi duhet të mendojë edhe për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen.

Si trajner, natyrisht që gjithmonë do të kërkoja lojtarët më të mirë, por kam besim të plotë te cilësia që kemi tani”, ka shtuar ai. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, kishte deklaruar më herët se klubi kishte bërë një ofertë për Alvarez dhe se ajo mbetej në tavolinë, pavarësisht refuzimit të Atletico Madrid.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Laporta ka thënë se Barcelona ende shpreson që Atletico të ndryshojë qëndrim, duke shtuar se kishte informacione se klubi madrilen kishte diskutuar me skuadra të tjera për mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas.

“Duket se lojtari dëshiron të vijë te Barcelona dhe për këtë arsye ne vazhdojmë të shpresojmë se, me respektin maksimal për Atletico Madrid, do të mund ta realizojmë këtë transferim”, ka deklaruar Laporta. Barcelona ka mbetur me pak opsione në qendër të sulmit pas largimeve të Robert Lewandowski dhe Ferran Torres gjatë verës.

Sulmuesi i vetëm natyral në këtë pozitë është talenti egjiptian Hamza Abdelkarim, i cili ende nuk ka debutuar zyrtarisht. Në ndeshjen e parë të sezonit, Barcelona luajti me Raphinha në qendër të sulmit dhe e mposhti Elchen me rezultat 5:0.

Flick ka thënë se ekipi mund të gjejë zgjidhje të tjera, duke përmendur Dani Olmo, Fermin Lopez, Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi si futbollistë që mund të luajnë edhe në qendër të sulmit. “Kemi cilësi të jashtëzakonshme. Mund të na duhet të gjejmë zgjidhje për situata ose ndeshje të caktuara, por jam shumë i kënaqur me atë që kemi”, ka theksuar trajneri gjerman.

Barcelona të enjten pret Athletic Club, në një ndeshje ku pritet që përforcimi i ri Rodri të marrë minutat e para me fanellën e klubit katalanas. Flick ka konfirmuar se ish-mesfushori i Manchester City do të jetë pjesë e skuadrës dhe mund të aktivizohet nga banka rezervë.

Trajneri gjerman ka thënë se është i entuziazmuar për mundësinë që Rodri dhe Pedri të luajnë së bashku në mesfushën e Barcelonës. “Rodri ka më shumë përvojë dhe është një lider i vërtetë. Së bashku me Pedrin mund të kontrollojnë topin, lojën dhe kundërshtarin. Të gjithë e dinë se Rodri është një nga më të mirët”, k a thënë Flick.

Burimi: Bota Sot