Tom Cruise i vetmuar, po kërkon partneren e jetës

0%

Tom Cruise mbetet një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, por sipas një burimi pranë tij thuhet se jeta e tij romantike nuk ka shkuar aq mirë sa karriera. Sipas Daily Mail, aktori 64 vjeçar është lodhur duke qenë vetëm, dhe është në kërkim të dashurisë. Ai e sheh si pengesë faktin se po i jep përparësi realizimit të filmave dhe përkushtimit ndaj besimit.

Burimi shtoi se mikja e tij, Victoria Beckham, është përpjekur ta njohë atë me gra më të reja me shpresën që ai ta gjej “të duhurën”, por ende pa sukses. Siç dihet jeta romantike e Cruise nuk ka qenë aspak e mangët. Ai ka qenë i martuar më parë me Mimi Rogers, pastaj me Nicole Kidman me të cilën ka dhe dy fëmijë, dhe në fund me Katie Holmes, me të cilën ndanë një vajzë.

Së fundmi, u përfol se kishte një lidhje me aktoren Ana de Armas, megjithatë Cruise nuk dihet të ketë qenë në një lidhje serioze dhe afatgjatë prej disa kohësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot