Pas raportimeve për përçarje, drejtori i Zvicrës flet për situatën e Xhakës

0%

Deklaratat kritike të kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, pas barazimeve ndaj Australisë në miqësore dhe Katarit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 kanë shkaktuar debat të madh në mediat zvicerane. Mesfushori shqiptar nuk i kurseu kritikat ndaj paraqitjeve të skuadrës, ndërsa komentet e tij u interpretuan nga disa media si shenjë e pakënaqësive brenda kampit helvetik.

Madje, gazeta zvicerane Blick raportoi se në dhomat e zhveshjes së Zvicrës është krijuar një klimë e tensionuar dhe toksike pas deklaratave të liderit të ekipit. Megjithatë, drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka hedhur poshtë zërat për përçarje dhe ka dalë publikisht në mbrojtje të Xhakës.

“Njerëzit mund të kenë opinione të ndryshme, por ne të gjithë duhet të jemi në të njëjtën faqe. Kushdo që nuk pajtohet me të tilla deklarata, mund të konfrontohet me Xhakën”. “Është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin. Rezultati i mirë në fushë po ashtu na ndihmon me këtë”. “Paraqitja ndaj Bosnjë-Hercegovinës ishte e pastër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishte përgjigja e duhur për gjithë diskutimet”, deklaroi Tami për Blue Sport. FIFA publikon videon se si Granit Xhaka me pasimet e tij të jashtëzakonshme e shkatërroi Bosnjën Me këto fjalë, Tami ka bërë të qartë se kritikat e Xhakës nuk shihen si problem brenda ekipit, por si pjesë e një kulture ku lojtarët dhe stafi duhet të jenë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin.

Fitorja bindëse e Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Botëror duket se ka qetësuar disi situatën rreth kombëtares helvetike, ndërsa drejtuesit e ekipit besojnë se përgjigjja më e mirë ndaj kritikave dhe spekulimeve vjen gjithmonë në fushën e lojës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi