Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe deputetin Nezir Kraki, vizituan sot Panairin e Librit “Prishtina 2026”.
Motoja e edicionit të 26-të të këtij panairi, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Pallatin e Rinisë dhe Komunën e Prishtinës, është “Libri hap botën”. Panairi, i cili është hapur të mërkurën më 17 qershor dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën më 21 qershor, mbledh rreth 100 botues shqiptarë.
Në këtë edicion prezantohen rreth 2000 tituj të rinj librash. Gjatë panairit janë paraparë më shumë se 40 aktivitete, përfshirë promovime dhe diskutime me autorë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe botimeve. Kryeministri në detyrë Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
