Aktakuza ndaj Shehollit- Rashiq ka deklaruar se është kërcënuar dhe

0%

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është personi tjetër i cili është dëgjuar në cilësinë e të dëmtuarit-dëshmitarit në polici në janar të vitit 2026 në rastin penal ndaj Fatmir Shehollit, i cili po akuzohet për spiunazh e shantazh.

Rashiq ka deklaruar se gjatë ushtrimit të detyrave të tij politike dhe institucionale në insitucionet e Republikës së Kosovës, si deputet, ministër, si dhe nënkryetar i kuvendit nuk ka pasur presione të drejtpërdrejta, por në shumë raste ka pasur si lloj kërcënime e shantazhe përmes bashkëpunëtorëve të tij apo mënyra tjera përmes familjes.

Sipas Rashiqit këto kërcënime apo shantazhe burimin kryesor e kanë prej njerzëve që deklarohen si njerëz të BIA-s serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rashiq ka deklaruar se së fundmi një shantazh të tillë e ka pasur në korrik të vitit 2025, ku brenda një periudhe të shkurtër kohore përmes një numri të telefonit janë thirrur pesë bashkëpunëtorët e tij nga një zë mashkulli i prezantuar si zyrtar i BIA-së serbe me nofkën “Panta”.

Sipas deklarimit të Rashiqit, personi me nofkën “Panta”, i ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që një ditë të paraqiten në Beograd me paralajmërimet-kërcnimet se nëse nuk paraqiten në bisedë informative të pësonin keq.

Në deklarimin e Rashiqit thuhet se i njëjti numër, ka krijuar në grup në viber duket përfshirë atë dhe pesë bashkëpunëtorët e mijë, ku ka postuar incizime kinse komprometuese në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në Ministrinë ku ai drejton.

“Numri i lartcekur ka krijuar në grup në viber duket përfshirë mua dhe pesë bashkëpunëtorët e mijë, ku ka postuar incizime kinse komprometuese në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në Ministrinë ku e drejtoj duke ia shoqëruar një koment: “Nëse do të bëheshit të mençur dhe do të paraqiteshit në takimin e thirrur, kjo nuk do të ndodhte.

Tani këto materiale do ti dërgojmë në Prokurorinë Speciale, nepër ambasada, tek mediat, te GIZI etj.”- citohet se ka deklaruar Rashiq. “Këto materiale ndërkohë janë publikuar nga gazetari Milaim Zeka diku në fund të muajit Shtator 2025.”- thuhet më tej.

Lidhur me të akuzuarin Fatmir Shehollin, Rashiq ka deklaruar se e njeh vetëm nga paraqitjet e tij në media dhe si këshilltar të kryetarit të komunës së Graçanicës – Vlladan Kostic, anëtar i Listes Serbe.

Kurse rreth njohurive të tij me Bojan Dimiq, Rashiq ka deklaruar se e njeh si figurë të cilin e ka njohur para luftës, dhe mandej ka kuptuar që është shef i BIA-s për Kosovë dhe se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më datë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.

Në dosjen e Prokurorisë, në pikën dy specifikohet se Sheholli kishte shtantazhuar Arben Jetullahun duke e dëmtuar të njëjtin në vlerë prej 13 mijë euro. Sipas Prokurorisë, këtë vepër Sheholli dyshohet ta ketë kryer nga viti 2022 e deri në vitin 2025.

Sipas dosjes së PSRK-së, shantazhi ishte kryer ndaj Jetullahut që mos t`i publikohen disa video-incizime dhe informacione që do t`i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetet e të dëmtuarit. PSRK në aktakuzë pretendon se këto veprime ka arritur t`i argumentoj përmes masave të veçanta hetimore.

Në këto masa të fshehta, që janë lëshuar me urdhër të gjykatës, në dosje shkruan se janë siguruar komunikime dhe porosi kërcënuese të Shehollit drejtuar të dëmtuarit. Porositë që i ka dërguar Sheholli të dëmtuarit, Jetullahu, janë bërë derisa i njëjti ishte nën masën e paraburgimit, përmes një familjari të tij.

Në këmbim të kërcënimeve sipas dojses së PSRK-së, shkruan se familjari i Shehollit i kishte kërkuar nga 700 euro pagë në baza mujore me paralajmërimin se në të kundërtën do të publikoheshin video-incizimet. Sipas dosjes, 500 euro i janë dhënë familjarit të Shehollit, pas kërcënimeve dhe nga frika se do të publikohen këto video-incizime.

Fatmir Sheholli u arrestua më nën dyshimet për spiunazh. Më , Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më , atij iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj. Më , Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Dhe më , Shehollit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj, po ashtu edhe më datë të njejtit iu vazhdua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Gjykata e Prishtinës, masën e paraburgimit për dy muaj Shehollit ia vazhdoi edhe në muajin Korrik 2026. Sipas këtyre vendimeve të Gjykatës së Prishtinës, Sheholli gjendet nën masën e paraburgimit që nga tetori i vitit 2025.

Më , Kallxo.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës , e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.

Burimi: Kallxo