Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen sot në orën për të vazhduar bisedimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Sipas burimeve të Telegrafit takimi pritet të fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Abdixhiku do të shoqërohet nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari Lutfi Haziri, kurse Kurti do të shoqërohet nga nënkryetarja Arbërie Nagavci dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Kurti është gati, emrat i kemi”, Konjufca: Propabilitet i madh për marrëveshje për presidentin/en Për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ka folur edhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca. Në një prononcim për gazetarë të mërkurën, Konjufca ka thënë se ekzistojnë gjasa që takimi i radhës ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut të përfundojë me marrëveshje për Presidentin e ri të Kosovës.
Takimi i sotëm vjen në kuadër të përpjekjeve për të arritur konsensus politik për zgjedhjen e kreut të ri të Republikës. Kujtojmë se të martën e javës së kaluar, Kurti dhe Abdixhiku u takuan në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit. Pas takimit, të dy thanë se diskutimin do ta bartin edhe brenda subjekteve që udhëheqin.
