E goditi për vdekje gruan në Greqi/ E shkuara e errët e 53-vjeçarit,

0%

Detaje të reja dalin nga hetimi për vdekjen e 44-vjeçares shqiptare Esma Meco në Rodopi të Greqisë. Policia greke ka arrestuar bashkëshortin e saj, Bujar Meço, 53 vjeç, nga Gramshi, i cili dyshohet se e ka goditur me thikë brenda banesës dhe më pas ka plagosur veten. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Helenike, ngjarja ka ndodhur mesditën e 26 gushtit.

Një i afërm ka gjetur Esma Meçon brenda banesës, të plagosur rëndë me një objekt të mprehtë. 44-vjeçarja është transportuar në Spitalin e Komotinit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Hetimet e para në vendngjarje kanë çuar policinë drejt dyshimit se bashkëshorti i saj e ka sulmuar me thikë dhe më pas ka plagosur veten. 53-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ku vijon të marrë trajtim nën mbikëqyrjen e policisë. Në banesë janë gjetur dy thika, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet greke dhe janë marrë si prova materiale në kuadër të hetimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndaj Bujar Meços është ngritur çështje penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të Ligjit për Armët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivin e krimit. Në vitin 2022 ishte arrestuar për kërcënime ndaj bashkëshortes Hetimi ka nxjerrë në pah edhe një episod të mëparshëm brenda kësaj familjeje.

Policia greke konfirmon se në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, Bujar Meço ishte arrestuar në kuadër të një procedure të lidhur me kërcënime ndaj bashkëshortes së tij, Esma Meco. Kjo e kaluar është tashmë pjesë e hetimit për të kuptuar nëse konfliktet e mëparshme brenda çiftit kanë lidhje me ngjarjen e 26 gushtit.

Esma Meco dhe Bujar Meço, të dy me origjinë nga Gramshi, ishin prindër të tre fëmijëve. Hetimi po kryhet nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Komotini. Ndërkohë, 53-vjeçari mbetet në spital, nën kujdesin mjekësor dhe mbikëqyrjen e autoriteteve greke.

Burimi: Bota Sot