Zoë Kravitz shkëlqen me stilin e saj në Nju Jork

0%

Zoë Kravitz, një nga emrat më të pëlqyer të publikut amerikan dhe e lidhur shpesh në media edhe me Harry Styles, është shndërruar gjithnjë e më shumë në një prej figurave që mishërojnë stilin dhe atmosferën e Nju Jorkut. Me stilin e saj të veçantë, qëndrimin dhe elegancën pa shumë përpjekje, aktorja dhe këngëtarja dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një ikonë e stilit urban.

Ajo u shfaq me një bluzë të zezë pa mëngë me detaje dantelle, pantallona të shkurtra xhins dhe këpucë të zeza me taka. Pamjen e kompletoi me një çantë të madhe prej rafie të endur dhe një varëse minimaliste në ngjyrë korale. Por vëmendja ndaj Kravitz është shtuar edhe për shkak të një tjetër ngjarjeje që po zhvillohet në Nju Jork.

Zoë Kravitz Qyteti do të jetë nikoqir i “Together Together Tour” të Harry Styles, i cili rikthehet në skenë në Madison Square Garden. Këngëtari do të zhvillojë një rezidencë prej 30 koncertesh, e cila do të vijojë deri më 31 tetor. Dhe sigurisht, mbetet për t’u parë nëse mes mijëra fansave në sallë do të jetë edhe Zoë Kravitz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një paraqitje e saj në publik gjatë koncertit do të ishte padyshim një tjetër moment që do të tërhiqte vëmendjen e fansave dhe mediave. Zoë Kravitz

Burimi: Bota Sot