Alvaro Morata te Leganes?

0%

Emri i Alvaro Moratës ka dalë në mënyrë të befasishme në orbitën e Leganes, klubit që aktualisht garon në La Liga 2. Sipas “Sky Sports Italia”, informacion i konfirmuar edhe nga “MARCA”, skuadra madrilene po ëndërron të transferojë sulmuesin spanjoll. Morata aktualisht është pjesë e Komos, ndërsa bisedimet mes palëve raportohet se kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Leganes synon rikthimin sa më shpejt në La Liga dhe kërkon një sulmues me eksperiencë dhe profil të lartë. Morata shihet si lojtari ideal për të udhëhequr repartin ofensiv dhe për të ndihmuar klubin në objektivin e tij. Megjithatë, pengesa kryesore për marrëveshjen mbetet paga e lartë e 32-vjeçarit. Ajo tejkalon ndjeshëm kapacitetet financiare të Leganes.

Për këtë arsye, një transferim do të kërkonte një kontribut të rëndësishëm financiar nga Como 1907. Klubi italian do të duhej të mbulonte një pjesë të pagës së sulmuesit për ta bërë marrëveshjen të realizueshme. Morata u largua nga Milani një vit më parë, pas një periudhe huazimi te Galatasaray. Më pas, ai iu bashkua Komos, skuadër e drejtuar nga ish-futbollisti i njohur, Cesc Fabregas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sezonin e kaluar, spanjolli zhvilloi 30 ndeshje, por arriti të shënonte vetëm një gol. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Leganes do të arrijë ta realizojë këtë lëvizje spektakolare.

Burimi: Bota Sot