Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen në mars të vitit 2027. Vendimi i Italisë lidhet me disa prej iniciativave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.
Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF, ndërsa përpara Italisë, Infantinos i kishin tërhequr mbështetjen edhe gjashtë federata nordike: Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe, si dhe të Shqipërisë.
La FIGC ritira il sostegno alla candidatura di Gianni Infantino  ➡️ #FIGC pic.twitter.com/jA7O9onlax — FIGC (@FIGC) August 26, 2026 FIGC në linjë me UEFA-n Në një deklaratë zyrtare, FIGC bëri të ditur se vendimi i saj është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Ceferin.
“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratë. Federata italiane theksoi se me këtë vendim dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj lidhur me mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.
Malagò: Futbolli duhet të bazohet në solidaritet Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, tha se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritë sportive, solidaritet, qëndrueshmëri dhe rolin e tifozëve.
“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò. Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
