Më 29 gusht mbyllen regjistrimet për High Scardus Ultra 2026, mbi 180

0%

Më 29 gusht mbyllen regjistrimet për High Scardus Ultra 2026 – mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete janë tashmë pjesë e garës Prizren, Kosovë – – Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në mbylljen e regjistrimeve për edicionin e pestë të High Scardus Ultra, që do të zhvillohet më në Malet e Sharrit, duke lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes vrapimit malor, natyrës dhe aventurës.

Deri tani, më shumë se 180 vrapues nga mbi 15 shtete janë regjistruar për edicionin e sivjetmë, duke e bërë High Scardus Ultra një nga ngjarjet më të rëndësishme të trail running në rajon. “High Scardus Ultra tashmë është më shumë se një garë. Është një pikë takimi për komunitetin e trail running, outdoor-it dhe të gjithë atyre që e duan malin.

Këtë vit kemi mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete dhe duam që Andrra–Marash të jetë vendi ku të gjithë takohen, ndajnë përvojat dhe festojnë bashkë,” tha Uta Ibrahimi, organizatore e High Scardus Ultra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

High Scardus Ultra ofron katër gara të ndryshme, të përshtatura për nivele të ndryshme të përvojës dhe përgatitjes: Bear Trail – 10K, në Prizren; Jelak Trail – 20K, në zonën e Popova Shapkës; Oshlak Skyrace – 35K, në Prizren; Scardus Ultra – 58K, gara ndërkufitare që nis në Popova Shapkë, Tetovë, dhe përfundon në Marash, Prizren.

Të gjitha garat sjellin një kombinim të sfidës sportive, peizazheve malore dhe përvojës së veçantë që ofrojnë Malet e Sharrit. Andrra–Marash shndërrohet në EXPO VILLAGE Përveç garave, këtë vit Andrra–Marash në Prizren do të jetë qendra e aktiviteteve të High Scardus Ultra, duke pritur EXPO VILLAGE, ku do të mblidhen vrapues, kompani, partnerë dhe përfaqësues të komunitetit outdoor.

EXPO do të jetë një hapësirë ku vizitorët mund të takojnë brende dhe kompani aktive në sport, outdoor dhe aventurë, të njihen me produktet dhe shërbimet e tyre dhe të jenë pjesë e atmosferës së garës.

Në kuadër të EXPO VILLAGE do të jetë edhe CHILL ZONE, një hapësirë e dedikuar për relaks, takime dhe socializim, ku partnerët e eventit, përfshirë Red Bull, Tripika, Decathlon, Onze dhe të tjerë, do të krijojnë një atmosferë të veçantë për vrapuesit dhe vizitorët. “Për këtë arsye, EXPO VILLAGE dhe CHILL ZONE janë pjesë e rëndësishme e edicionit të sivjetmë.

Duam që njerëzit të vijnë jo vetëm për të garuar, por edhe për ta përjetuar atmosferën, komunitetin dhe Prizrenin.” High Scardus Ultra është një garë e njohur me UTMB Index dhe ITRA National League, dhe përmes organizimit të saj synon të promovojë turizmin aktiv, natyrën, sportin dhe bashkëpunimin ndërkufitar, duke e pozicionuar Sharrin si një destinacion të rëndësishëm për trail running dhe aventurë në Ballkan.

REGJISTRIMET MBYLLEN MË 29 GUSHT Mbi 180 vrapues. Më shumë se 15 shtete. 4 gara. 1 Sharr. Për ata që ende nuk janë regjistruar, 29 gushti është afati i fundit. Regjistrimet: Rreth High Scardus Ultra High Scardus Ultra është një garë ndërkombëtare e vrapimit malor që zhvillohet në Malet e Sharrit dhe lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes sportit, natyrës dhe aventurës.

Gara organizohet nga Butterfly Outdoor Adventure (BOA) dhe Sharr Outdoors dhe këtë vit shënon edicionin e pestë. Gara përkrahet nga Red Bull Kosova, Uji Trepika, Decathlon, Onze, Natusana, VM3, dhe 2U Healthy Snacks, si dhe me partnerë Komunën e Prizrenit, Parku Nacional “Sharri”, Breath, Skyrunning Kosova, IBEX, dhe Elevate Outdoor Adventure.

Eventi zhvillohet më , me katër gara: 10K Bear Trail, 20K Jelak Trail, 35K Oshlak Skyrace dhe 58K Scardus Ultra.

Burimi: Telegrafi