Një ekspozitë me portrete të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, është hapur të mërkurën, më , në Prishtinë. Kjo ekspozitë është hapur me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës. Ekspozita “Për ndër të ditëlindjes së Nënë Terezës” është hapur në sheshin që mban emrin e shenjtores shqiptare, “Nënë Tereza”, për rreth shtatores së saj.
Veton Gusia, njëri nga organizatorët e ekspozitës, tha se përmes këtij aktiviteti vjetor artistët kujtojnë ditëlindjes e humanistes shqiptare, e cila, siç tha ai, më kontributin e saj human “na bëri të njohur në krejt botën”. “Ne vazhdojmë ta kujtojmë si një nënë shqiptare e cila u kujdes për të sëmurtë dhe të varfrit në mbarë botën.
Ajo u kujdes dhe qëndroi krah nesh në periudhat kur ne kishim më shumë nevojë”- tha Gusia. Sipas tij, pjesëmarrja e artistëve ishte e lirë dhe artistët kanë vendosur vetë rreth portreteve të ekspozuara të Nënë Terezës pa pasur ndonjë koncept kuratorial. Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza lindi më në Shkup, në një familje shqiptare me origjinë nga Gjakova.
Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua për në Irlandë, ku iu bashkua Institutit të Motrave të Loretos në Dublin. Atje filloi periudhën e saj të formimit fetar dhe mori emrin Maria Tereza, sipas Shën Terezës së Lisieux-it. Më vonë në vitin 1928 u vendos në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke ndihmuar të varfrit dhe të pastrehët.
U bë e njohur në mbarë botën për veprat e saj të bamirësisë, duke fituar simpatinë e mbarë globit. Për kontributin e saj bamirës ajo u nderua me tituj e çmime të ndryshme, ndër ta edhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, kurse më ajo u shpall shenjtore nga Selia e Shenjtë. Nënë Tereza vdiq më në Kalkutë të Indisë. Pamje nga ekspozita kushtuar Nënë Terezës 2026. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita kushtuar Nënë Terezës 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga ekspozita kushtuar Nënë Terezës 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga ekspozita kushtuar Nënë Terezës 2026. Foto: KALLXO.com.
