Dua Lipa mund të jetë një nga emrat e mëdhenj ndërkombëtarë që do të ngjitet në skenën e Festivalit të Sanremos 2027. Sipas raportimeve të mediave italiane, këngëtarja shqiptare është në negociata për të bashkëprezantuar festivalin me drejtuesin e ri artistik dhe prezantuesin Stefano De Martino.
Negociatat raportohet se kanë avancuar, ndërsa De Martino synon ta shndërrojë edicionin e ardhshëm të Sanremos në një spektakël me profil sa më ndërkombëtar. Dua Lipa nuk është e panjohur për publikun e Sanremos. Ajo ishte e ftuar në Festivalin e vitit 2020, kur performoi hitin “Don’t Start Now”, në një spektakël të shoqëruar nga tetë balerina.
Ende nuk dihet nëse këngëtarja do të jetë pjesë e natës së parë, finales apo një prej mbrëmjeve të tjera të festivalit. Vendimi do të varet edhe nga axhenda e saj artistike. Përveç Dua Lipës, në skenën e Aristonit pritet të shfaqen edhe emra të tjerë. Një prej tyre është Brenda Lodigiani, bashkëpunëtore e De Martinos në programin “Stasera tutto è possibile”.
Ndërkohë, mediat italiane kanë përmendur edhe një rikthim të mundshëm të Maria De Filippit.
