Operatorët e transportit të udhëtarëve PEP Trans, Egzoni Tours dhe Eni Trans kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore në Fushë Kosovë, më . Sipas njoftimit të operatorëve, protesta organizohet si reagim ndaj gjendjes së rënduar në transportin publik dhe vështirësive me të cilat po përballen kompanitë për të vazhduar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Protesta është planifikuar të mbahet nga ora deri në , në rrugën “Tahir Zema”, përballë objektit të Komunës së Fushë Kosovës, raporton Telegrafi. Organizatorët kërkojnë nga Komuna dhe institucionet kompetente që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemet në transportin e udhëtarëve.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të kontribuojnë që ajo të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore.
