Mbi 1.4 milionë euro për rrugën qarkore në Kamenicë, vazhdojnë

0%

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës qarkore, në kuadër të Krahut 1 dhe Krahut 2, me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore në zonat e përfshira në projekt. Sipas kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, vlera e përgjithshme e kontratës për të dy krahët është 1,428,280.77 euro, ndërsa gjatësia totale e rrugës që përfshihet në projekt është 1,805 metra.

Krahu 2 përfshin një gjatësi prej 1,065 metrash, me vlerë të kontratës prej 1,017,693.01 euro. Ndërkaq, vazhdimi i Krahut 1 përfshin 740 metra, me vlerë prej 410,587.76 euro.

Sipas Komunës, ky investim paraqet një ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, e cila synon përmirësimin e rrjetit rrugor dhe krijimin e kushteve më të mira të qarkullimit për banorët e zonave të përfshira në projekt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi