Merret vendimi drastik për Dembelen

0%

Ousmane Dembele po kalon një periudhë të vështirë te PSG për shkak të problemeve me Luis Enriken. Trajneri spanjoll vendosi që ta nxjerrë jashtë listës për sfidën me Lil. Dembele nuk pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, të paktën deri të hënën. PSG barazoi 2 me 2 ndaj Renes, ndërsa Dembele nuk ishte i lumtur që u zëvendësua pas pjesës së parë.

Fituesi i Topit të Artë merr këtë pushim të detyruar. Gazetat në Francë raportojnë se Luis Enrike dhe Dembele kanë sqaruar çdo gjë, por mungesa të premten është e pashmangshme.

Burimi: Bota Sot