Leao në pritje të transferimit, rikthehet në stërvitje te Milani

0%

Rafael Leão në mëngjesin e sotëm është rikthyer të stërvitet së bashku me pjesën tjetër të grupit të vënë në dispozicion të trajnerit Ruben Amorim. Stërvitja e fundit e rregullt e tij me Milanim datonte më 14 gusht, ndërsa në ditët në vijim e kishte ndjekur një program individual, në një periudhë ku nuk kanë munguar as zërat e largimit, përcjell “Gazeta Express”.

E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e mbushur me pikëpyetje, më pak se një javë para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Për Milanin, portugezi vazhdon të jetë në listën e lojtarëve që mund të largohen, por vetëm nëse plotësohen disa kushte ekonomike.

Në terma konkretë, kuqezinjtë i kërkojnë të paktën 50 milionë euro si shumë fikse, ndërsa me bonuset shuma totale mund të arrijë në 60 milionë euro. Deri tani, asnjë klub nuk ka qenë i gatshëm të shkojë deri në këtë shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fillim të afatit kalimtar ishte interesuar Fenerbahçe, ndërsa më pas në garë hyri edhe Al-Hilal i Simone Inzaghit, por kjo mundësi nuk e ka bindur veçanërisht numrin 10 të Milanit. Premierliga gjithashtu e ka sondazhuar situatën, me Aston Villan dhe Tottenhamin që kanë shfaqur interes, por pa bërë hapa konkretë. Për këtë arsye, destinacioni më i mundshëm për momentin mbetet Galatasaray.

Klubi turk duket i gatshëm t’i ofrojë deri në 40 milionë euro shumë fikse, një shifër që është më e ulët se kërkesa e Milanit. Megjithatë, me afrimin e fundit të afatit kalimtar të verës, është e mundur që klubi kuqezi ta rishikojë të paktën pjesërisht qëndrimin e tij

Burimi: Bota Sot