Shtesat për fëmijë dominojnë skemat sociale për muajin korrik 2026

0%

Skema e shtesave për fëmijë ka pasur numrin më të madh të përfituesve ndër skemat e mirëqenies sociale gjatë muajit korrik 2026, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Në muajin korrik 2026, nga kjo skemë kanë përfituar 391,904 persona. Për këtë skemë janë paguar gjithsej 14,181,930 euro.

Pas saj, për nga numri i përfituesve, renditen pensionet bazë të moshës me 171,999 përfitues dhe pagesa prej 27,401,106 euro, si dhe pensionet kontribut-paguese të moshës me 47,854 përfitues dhe 11,695,558.80 euro.

Në mesin e skemave me numër të konsiderueshëm përfituesish janë edhe pensionet e personave me aftësi të kufizuara me 21,518 përfitues, skema e ndihmës sociale me 14,961 përfitues, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës me 12,377 përfitues si dhe pensionet e veteranëve me 39,578 përfitues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 6,607 lehona të papunësuara kanë përfituar nga skema përkatëse, me pagesa totale prej 3,319,500 euro, ndërsa 2,106 lehona të punësuara kanë përfituar gjithsej 1,057,151 euro.

Një tjetër kategori e rëndësishme është skema për përkrahjen financiare të familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, e cila në korrik ka pasur 4,449 përfitues dhe pagesa në vlerë prej 758,700 euro.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Sipas këtyre të dhënave, familjet me fëmijë, të moshuarit, veteranët, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë e tjera sociale vazhdojnë të përbëjnë grupet kryesore të përfituesve të skemave të mirëqenies sociale gjatë muaji korrik 2026.

“Sipas të dhënave të muajit korrik 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

Ndërkohë, skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë, si dhe skema të tjera specifike sociale.”- thuhet në komunikatë.

Komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me statistikat e mirëqenies sociale, korrik 2026, mund ta gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo